Gjiganti amerikan i prodhimit, shitjeve dhe shërbimeve online, ‘Amazon’ do të ofrojë për herë të parë një shërbim pa pagesë për klientët e saj, siç është leximi elektronik.

Nëpërmjet shërbimit Amazon Echo tani ju mund të ‘lexoni’ librat tuaj në Kindle.

Ndryshe nga shërbimi Amazon Audioble, e cila ofron libra në versionin audio kundrejt një tarife mujore, Amazon Echo e ofron këtë shërbim falas.

Të quajtur Kindle Boos from Alexa, shërbimi lejon zërin robotik të Alexa të lexojë çdo libër në ‘bibliotekën’ tuaj në Kindle. Sipas ‘Amazon’, shërbimi përdor të njëjtin teknologji tekst-folëse që përdor edhe ‘Wikipedia’.

(E.G./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb