Ky ishte një sezon jo i lehtë për Chelsea, sanksionet ndaj Abramovich, më pas shitja e klubit te Todd Boehly, e gjitha krijojë një klimë jo pozitive ku më shumë u fol për atë që do të ndodhte jashtë fushe se sa për atë që po bënte ekipi.

Në fund të këtij sezoni pritet një revolucion, pasi të shumtë janë lojtarët që mund të largohen, por sipas Telegraph, projekti i ri do të vihet në zbatim sërish nga Thomas Tuchel. Gjithnjë sipas të përditshmes angleze:

Tuchel
Tuchel

Todd Boehly, pronari i ri i Chelsea, ka vendosur të konfirmojë Tuchel në krye të bluve. Në fakt, tekniku gjerman edhe në kulmin e konfuzionit deklaroi se nuk kishte ndërmend të largohej nga Chelsea, madje ishte i gatshëm të punonte edhe pa para.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb