TIRANE

Dita e sotme është shumë e veçantë për Aurela Gaçen dhe bashëshortin e saj, Skerdi, të cilët festojnë 10-vjetorin e martesës. E me atë rast, artistja i ka dedikuar fjalët më të ëmbla duke i shprehur dashurinë shpirtit të saj binjak.

Ajo postoi në Instagram një video nga dasma e tyre duke kënduar këngën “Shpirti i shpirtit tim”, teksa shkruan:

“10 vjet nga ky moment .

Dasma ështê diçka simbolike, një festë ku ti mbledh familjarë miq e shokë për të gëzuar së bashku pêr një dashuri.
Pêr të ktijuar disa kujtime të pashlyeshme, si ky moment.

” TË KAM GJETUR TY
TI SE DI SA SHUMË KÊRKOVA
UNË ME TY ,S’DO TË THOJA KURRË U LODHA
TI TANI, TI RRAHJE E ZEMRËS TIME
BASHKË ME TY,
LE TË THINJET JETA IME”

Deri sa të kem frymë, me ty !

( nuk i shpreh dot këtu ato çfare mban zemra) por e falënderoj Zotin përdite që kryqëzoi rrugët tona.
Më bëre të besoj në një ndjesi që se dija se ekzistonte!

Shpirt i shpirtit tim !

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb