Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka zgjedhur që në 100 vjetorin e marrëdhënieve me SHBA të jetë në Mirditë.

Berisha ka zhvilluar një takim me mbështetësit e tij, organizuar nga Fronti i Shpëtimit Kombëtar.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se realizimet më madhorë në këto vite në raport me SHBA  janë të lidhura me Partinë Demokratike.

“Sot jam këtu me Mirditorë të mençur dhe kam kënaqësi që ne sos ë bashku nderojmë këtë 100 vjetor dhe i jemi mirënjohës ndaj vendit të madh të lirisë që ka bërë më shumë se çdo kush tjetër për lirinë e shqiptarëve”, tha Berisha, duke shtuar: “Në 30 vite ajo që është realizuar, realizimet më madhore në këtë marrëdhënie me SHBA janë të lidhura me qeverinë e PD. Të dashur miq, PD i qëndron vlerave dhe bëri që Shqipëria të jetë një vend i vlerësuar. Ne zotohemi që siç shënuam kulmet e marrëdhënieve që lamë , kulme të tjera do të shënojmë në 100 vjetorin që vjen.”

Ndërkohë PS organizoi sot një koncert në sheshin Skendërbej, në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve me SHBA, pjesë e cilës janë edhe administrata.

Në koncert u ftuan edhe figura të njohur artistësh.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Një orë e gjysmë më parë isha para gazetarëve dhe u thash se unë po shkoj në Rrëshen për të festuar 100 vjetorin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane me njerëz të ndershëm, me mirditorë të mençëm, me njerëz me ideale të pastra. Kam shumë kënaqësi së bashku ne sot të nderojmë këtë 100-vjetor me ndjenjën e mirënjohjes më të thellë ndaj vendit të madh të lirisë i cili ka bërë më shumë se çdo vend dhe komb tjetër për lirinë e shqiptarëve që nga viti 1920, presidenti Wilson grisi, hodhi në kosh projekte të cilat copëtonin edhe Shqipërinë.
Historia 30-vjeçare, sigurisht që SHBA kontribuuan më pas në ndërtimin e shtetit shqiptar dhe ndihma e tyre ishte thelbësore me shkollat e shkëlqyera që ngritën në Tiranë dhe Kavajë. Me misionarët e mëdhenj të tyre të cilët bënë gjithçka për të çuar përpara kauzën e arsimit në Shqipëri dhe të zhvillimit të Shqipërisë për të paraqitur atë para publikut dhe administratës amerikane, ndër ta edhe shkrimtarë të mëdhenj të kohës siç ishte Rose Wilder Lane me të famshme Majat e Shalës që u bë në kohën e vet një nga librat më të lexuar në kohë nëkohën e udhëtimeve.
Pra, marrëdhëniet kanë një histori gjithnjë vetëm pozitive. Natyrisht ne i kremtojmë këto marrëdhënie, demokratët, me ndjenjë krenarie të veçantë, pasi në 30 vite realizimet më madhore të këtyre marrëdhënieve janë të lidhura me qeverinë e PD. Që nga pritja në shtëpinë e bardhë nga presidenti Bush, më pas nga presidenti Klinton. Më vonë do të ishte ngjarja më kulmore në këto marrëdhënie vizita e presidentit George W.Bush në qershor 2007 në Tiranë, mesazhet historike për pavarësinë e Kosovës dhe Shqipërinë në NATO. Vizita të tjera do të bëheshin nga pala shqiptare dhe priteshin nivelet më të larta të atij vendi të madh, sikundër shtetarë të tjerë do të vinin në Shqipëri. Veçanërisht vizita e sekretares Kliton në 100-vjetorin e pavarësisë dhe mesazhet që ajo solli para shqiptarëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb