Në 110-vjetorin e Pavarësisë, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkëmbyer urime me ish-presidenten e Kosovës, Ahtifete Jahjaga dhe me ish-kapitenin legjendar të kuqezinjve, Lorik Canën.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, Meta ka postuar një selfie me Jahjagën dhe Canën, duke shkruar se kjo është një ditë mirënjohje për të gjithë kontribuuesit e atdheut.

Postimi i plotë i Ilir Metës: Kënaqësi e veçantë që së bashku me ish Presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga të shkëmbenim urimet për Festën e Flamurit me ish kapitenin legjendar të kuqezinjve, Lorik Canën. Sot është një ditë mirënjohje edhe për të gjithë ata sportistë të talentuar që e kanë ngritur dhe nderuar Flamurin tonë Kombëtar në arenën ndërkombëtare me shumë dinjitet dhe sukses.

317371369 693026392192599 1173856370629443158 N
317371369 693026392192599 1173856370629443158 N

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: