Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj i ftuar në ‘Frontline’ në ‘News24’ foli për zhvillimet në Partinë Demokratike dhe Kuvendin Kombëtar të PD-së.

Gjatë bisedës në studio, Alibeaj u shpreh se ka vetëm një Kuvend Kombëtar dhe sipas tij është ai i vendosur më datën 18 dhjetor.

I pyetur se nëse do të shkarkohet Basha, Alibeaj sqaroi se rendi i ditës është i përcaktuar dhe se në 18 dhjetor nuk do të diskutohet fati i kryetarit të partisë.

“Rendi i ditës është ai që përcakton gjithçka. Serioziteti i veprimtarisë së një partie politike përcaktohet nga rregullat. Rendi i ditës është i përcaktuar. Rendi i ditës mund të ndryshojë me kërkëse të kryetarit, Këshillit Kombëtar apo 15% të delegatëve”, tha Alibeaj.

I pyetur nëse mund të çojnë një përplasje ligjore Kuvendi i thirrur më datë 11 dhjetor dhe ai i thirrur më datë 18 dhjetor, Alibeaj theksoi se jo, pasi sipas tij Kuvendi i 11 dhjetorit nuk është i ligjshëm.

Që të ketë vendime të ligjshme procesi paraprirës duhet të jetë i ligjshëm. Me votim merren disa vendime. Nëse një nga hallkat cedon, i gjithë procesi është nul dhe për pasojë edhe vendimet janë nul. Nuk ka teorikisht asnjë mundësi që të ketë përplasje ligjore”, u shpreh Alibeaj.

Në 18 dhjetor Basha kryetar i PD-së?

Alibeaj: Në 18 dhjetor nuk diskutohet fati i kryetarit të partisë. Do të diskutohet riorganizimi i partisë, sqarimi i ço paqartësie dhe mbledhja e mendjes për të luftuar regjimin që kemi përballë. Unë e pranoj që kjo lëvizje nuk i heq të drejtën gjithkujt të shprehë vullnetin e vet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: