ISIS dhe Al-kaida nuk janë zhdukur nga qarkullimi. Të vdekurit në aeroportin e Kabulit risjellin në mënyrë krejt dramatike një nga dy organizatat terroriste, veçanërisht pas sulmit kamikaz që i atribuohet Isis-K. Një degë e ISIS, e themeluar në vitin 2014 nga Abu Bakr al-Baghadadi në zonën mes Sirisë verilindore dhe Irakut perëndimor.

ISIS kthehet në qendër të vëmendjes dhe e bën atë në mënyrën e vet: mbjell gjak dhe vdekje, ashtu si në sulmet në Europë, Londër, Paris dhe Barcelonë, të cilat shkaktuan reagimin e dhunshëm të Perëndimit.

Humbur Raka dhe Mosul, të detyruar të tërhiqen pas përparimit të ushtrisë së rregullt irakiane që dukej se kishte rrëzuar Kalifatin dhe luftëtarët e tij, organizata terroriste salafiste rimori skenën ndërkombëtare me një rrezik dramatik.

Siç shpjegon New York Times, ISIS dhe Al-Kaeda nuk janë mundur, por konteksti ka ndryshuar: është Afganistani tani dhe jo më Iraku pas Sadam Huseinit. Por qëllimi është gjithmonë xhihadi, lufta e shenjtë kundër pushtuesve amerikanë dhe aleatëve të tyre, për t’i detyruar ata të tërhiqen nga Lindja dhe të gjejnë një shtet islamik të qeverisur nga ligji i Sheriatit.

S’ka rëndësi nëse përfshihen masakrat mbi Yazidët, Kurdët, të Krishterët Asirianë dhe Turkmenët Shiitë, civilët e paarmatosur të vrarë dhe të varrosur në varre masive të zbuluara nga OKB-ja dhe prerjet e kokës së gazetarëve të filmuar drejtpërdrejt në internet. E gjitha është pjesë e propagandës; kjo është ajo që pret “të pabesët” në një vizion panislamik në të cilin ka shumë pika kontakti mes projekteve të Kalifatit të ringjallur dhe vëllezërve talebanë.

Ne presim kthimin në veprim të bashkë-protagonistit tjetër të fondamentalizmit më ekstremist islamik nën tingujt e kallashnikovëve dhe sulmeve terroriste: Al Kaeda, e cila prej vitesh ka qenë në gjendje të përparojë falë edhe mbështetjes së talebanëve, të cilët kanë pritur dhe mbrojtur Osama Bin Laden.

Në provincën afgane të Kandaharit lindi lëvizja e studentëve të Kuranit Pasthun dhe atje në malet e paarritshme, sheiku saudit trajnoi luftëtarët e tij dhe planifikoi sulmet e 11 shtatorit 2001.

Dhjetë vjet më vonë, më 2 maj 2011, Osama Bin Laden u vra në një aksion të befasishëm nga forcat speciale amerikane. Në atë pikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të ishin larguar nga Afganistani, të paktën të vetëdijshëm se kishin arritur një nga dy objektivat e tyre ushtarake, eleminimin e armikut kryesor. Në vend të kësaj ata qëndruan për të përfunduar punën; “zhdukeni Al Kaedën dhe bëni atë që mundemi për të stabilizuar vendin”. Por ata dështuan.

Vetë zëdhënësi i Pentagonit John Kirby e pranon prezencën e grupeve terroriste: Ne e dimë se Al Kaeda dhe Isis janë ende të pranishëm në Afganistan. Numri nuk është jashtëzakonisht i lartë, por ne nuk kemi një shifër të saktë, pasi kapaciteti ynë për të mbledhur informacione nga inteligjenca në Afganistan nuk është më ai që ishte.

Pas viteve të luftës që kushtuan para dhe jetë njerëzish, asgjë nuk duket se ka ndryshuar. Nën udhëheqjen e Ayman al Zaëahiri Al Kaeda sot rilind me shumë grupe pak a shumë të forta të shpërndara në të gjithë Afrikën, në Sahel, Mozambik, Mali, Nigeri dhe Burkina-Faso, por edhe në Jemen.

Afganistani është përsëri në duart e talebanëve, të cilët, si ISIS dhe Al Kaeda, kanë një qëllim të vërtetë; të gjuajnë çdo ushtar të fundit perëndimor nga toka e Islamit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb