Nedim Bajrami është njeriu i momentin tek Empolit, golat dhe asisit e tij kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha në Serie A. Sassuolo ishte gati të investonte që në janar 10 milionë euro për kartonin e tij, por Empoli nuk ka ndërmend të heq dorë për momentin nga fantazisti kuqezi.

Në lojë janë futur prej kohësh edhe Napoli e Lazio, Spalletti dhe Sarri e pëlqejnë shumë futbollistin shqiptar.

Bajrami
Bajrami

“La Gazzetta dello Sport”, zbulon se Bajrami ka qenë shumë pranë transferimit tek Juventus në 2019 ndërsa në sfidën e fundit, atë kundër Inter ishte nën vëzhgim nga drejtuesit zikaltër. Bajrami i përshëndeti me një gol fantastik.

Gjithnjë sipas “La Gazzetta”, në verë pritet të nis një betejë e vërtetë mes “bigëve” të Serie A për të siguruar shërbimet e Bajramit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb