Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 432 raste të reja me koronavirus nga 2, 663 teste të realizuara.

Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se 448 pacientë janë shëruar.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 13 viktima.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid arrin në 207, 998 persona, numri i të shëruarve është 192, 370 persona.

Sakaq që nga fillimi i pandemisë janë raportuar 7, 294 viktima.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb