Në bashkëbisedimin me gazetarët kryedemokrati Lulzim Basha u shreh sot se në 24 orët e fundit e ka parë nga afër se sa i kolapsuar është sistemi shëndetësor, duke u angazhuar me 4 raste të afërmish me COVID.

“Pavarësisht kërkesave të këtyre rasteve, testimi i pacientëve është refuzuar nga ISHP” -tha Basha ndërsa theksoi se mungesa e testimeve është  përpjekje e qëllimshme për të fshehur të vërtetën.

“Që të marrësh informacion të vërtetë se në c’gradë është infeksioni, duhet së paku gjysmë dite, pasi ke rezultuar pozitiv për të marrë protokollin e duhur. në të katër rastet që kam ndjekur, tamponimi as që bëhet fjalë nga instancat shtetërore. 4 raste vetëm në 24 orë. Dhe po të shohim shifrat e shpallura ditën e djeshme, kanë përpjekje për të fshehur tendencën rritëse. Janë raportuar vetëm 319 raste të reja, dhe kjo shifër nuk përfshin rastet e reja që as nuk tamponohen e as nuk deklarohen. Dje iu lexova një mesazh nga një zotëri në Korcë, që thoshte se iu deshën 10 ditë për të bërë tamponin ndërsa bashkëshortes ia kanë refuzuar. E gjitha kjo është përgjegjësi e një njeriu të vetëm që sërish refuzon të hedhë 4 hapa minimal. refuozn të rrisë nr e testimeve, me rritjen e numrin do të mund edhe të evidentojmë të infektuarit mes nesh, dhe pasi ti evidetojmë të marrim masa për të ndërprerë zinxhirin. Kjo mban kurbën nën kontroll.

Së dyti, një problem i madh është se pasi merret vesh se kanë Covid, s kanë para për të marrë ilaçet. dhe paradoksi është që sa më të moshuar të jenë, aq më shumë ilaçe i duhen. Dhe këta janë një kategori që kanë edhe të ardhurat më të ulëta. Vetëm antibiotikës, kalon shifrën 500-600 mijë lekë. Përgjegjësi për këtë është zhdukur dhe inskenon një shfaqje bajate. Ka shkuar 6 herë te aeroporti i Kukësit. Lëviz si pushtues,  po urrejtjes së popullit nuk i shpëton dot. “ u shpreh Basha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb