Konfirmohen 44 raste pozitivë me COVID-19 në 24 orët e fundit në Sarandë, ndërkohë që mbyllet me afat kopshti nr. 3 në qytet.

Njësia Vendore e Shëndetit Publik në Sarandë, konfirmon se vjen në rritje numri i rasteve të personave që rezultojnë pozitiv me koronavirus. Në 24 orët e fundit nga 134 teste të shpejta, 40 raste rezultuan pozitivë, ndërkohë që 4 raste pozitivë janë nga mostrat e dërguara në Institut. Personat e rezultuar pozitiv janë nga profesione të ndryshme. Gjithashtu është mbyllur edhe kopshti nr.3 në qytet për shkak se kanë rezultuar pozitiv dy edukatore.

Edhe nga Njësia Vendore e Shëndetit Publik në  Delvinë konfirmohet se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv 10 raste, 3 raste nga zona e Vergoit dhe 7 raste nga qyteti Delvinë. Dy raste janë biznes privat, 1 pastiçeri dhe 1 minimarket, që janë mbyllur, si dhe 1 punonjëse bashkie.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: