Ka shkuar në 6,125,916 numri i personave të infektuar me koronavirus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke kapur shifrën e rasteve më të lartë në botë.

Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, 12,406 raste të reja dhe 465 vdekje janë regjistruar brenda 24 orëve të fundit.

Gjithashtu është bërë e ditur se të paktën 186,185 njerëz kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë.
Kujtojmë se në të gjithë botën janë infektuar 26.1 milionë njerëz, ndërsa mbi 864 mijë prej tyre kanë ndërruar jetë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: