Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa ka publikuar një video me deklaratat e kryedemokratit Lulzim Basha në shtator 2019 dhe të kryeministrit Edi Rama në shkurt 2020. Sipas saj, Rama që dështoi 8 vjet në pushtet pa bërë asgjë në shërbim të qytetarëve, di vetëm të kopjoj angazhimin publik të Bashës.

“Loja mbaron” thotë ajo në 25 prill.

“Lulzim Basha ka prezantuar disa nga pikat e planit tonë për ringritjen e ekonomisë, me parimin bazë: paratë duhet të jenë në xhepat e qytetarëve dhe jo të pushtetarëve dhe oligarkëve. Ndërsa Rama që dështoi 8 vjet në pushtet pa bërë asgjë në shërbim të qytetarëve, di vetëm të kopjoj angazhimin publik të Bashës.
Game Over ?? në 25 prill, për propagandën e Ramës!”, shkruan Zhupa.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb