Kryeministri Edi Rama do të vizitojë Italinë më 5 dhe 6 mars. Mësohet se kreu i qeverisë shqiptare do të shkojë në Bari dhe në Brindizi, në kuadër të 30-vjetorit të eksodit masiv të shqiptarëve drejt Italisë.

Kujtojmë se në fillim të marsit të vitit 1991 mijëra shqiptarë u larguan nga vendi, duke shfrytëzuar anijet e ankoruara në kalatat e portit më të madh të Shqipërisë.

Duke sjellë në vëmendje shifrat e asaj kohe, vetëm në javën e parë të marsit të 91-shit, në portin e Brindizit janë ankoruar 24 mjete lundruese të madhësive të ndryshme, me një numër shumë të madh të qytetarëve nga Shqipëria.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb