Princ William me 21 qershor do të festojë 40 vjetorin e tij të lindjes. Këtë vit ndryshe nga herët e tjera, atij do t’i bëhet një dhuratë e veçantë.

Royal Mint zbuloi se do të krijohet një monedhe e re 5 paundsh e cila do të mbajë portretin e tij.

Kjo do të jetë hera e parë që Duka i Kembrixhit do të shfaqet në një monedhë që është krijuar nga Mint Mbretërore dhe fytyra e gjyshes së tij Mbretëreshës do të shfaqet gjithashtu në anën e pasme të monedhës.

  • foto galeri
  • foto galeri

Në monedhë do të jetë edhe mbishkrimi: “HRH Duka i Kembrixhit”. Portreti i Mbretëreshës është projektuar nga Jody Clark, ndërsa ai i William nga Thomas T. Docherty. Duke folur për dizajnin e monedhës, Thomas shpjegoi: “Dizajni do të krijohet në mënyrë të tillë që të miksojë pozicionin e tij mbretëror me atë prindëror si një baba i ri.”

Ju kujtojmë që Princi William dhe Kate, Dukesha e Kembrixhit u bënë prindër në vitin 2013 kur ata mirëpritën djalin e tyre të parë, Princin George. Në vitin 2015, çifti mirëpriti vajzën e tyre të vetme, Princeshën Charlotte. Më i vogli nga fëmijët e Kembrixhit është Princi Louis, dhe ai ka lindur në vitin 2018.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: