Asambleja e Madhe Popullore (Loya Jirga), që filloi dy ditë më parë në kryeqytetin Kabul të Afganistanit, miratoi lirimin e 400 të burgosurve anëtarë të Talebanëve që janë përfshirë në krime të rënda.

Presidenti Ashraf Ghani në një fjalim në mbylljen e takimit tha se anëtarët e Loya Jirga që vazhdon prej tri ditësh miratuan lirimin e 400 të burgosurve anëtarë të Talebanëve që janë përfshirë në krime të rënda.

Të burgosurit në fjalë do të lirohen në kohën më të shpejtë, tha Ghani, i cili ka bërë të ditur që në këtë mënyrë do të plotësohet procesi për lirimin e 5 mijë të burgosurve të theksuar në marrëveshjen e paqes të nënshkruar më 29 shkurt mes SHBA-së dhe Talebanëve.

Ghani theksoi se tashmë nuk ka asnjë pengesë për fillimin e negociatave mes Talebanëve dhe afganëve.

Duke njoftuar se me kërkesë të anëtarëve të Loya Jirga duan që Talebanët të bëjnë armëpushim, Ghani deklaroi që procesi pas kësaj varet nga vendimi që do të japin Talebanët.

Më tej Ghani shtoi se “Përveç kësaj, me kërkesë të anëtarëve të Loya Jirga, do të lirohen edhe të gjithë forcat e sigurisë që aktualisht ndodhen në burg për shkak të shkeljes së detyrës”.

Sipas marrëveshjes së paqes të nënshkruar më 29 shkurt mes SHBA-së dhe Talebanëve, 1.000 punonjës të sigurisë duhet të lirohen në këmbim të 5 mijë të burgosurve Talebanë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb