Mançester Junajtid është gati të bëjë çmenduri për t’i dhuruar Saul Nigez trajnerit Ole Gunar Solskjaer. Sipas raportimit të “Daily Star”, klubi britanik është gati të hedhë plot 150 milionë euro për mesfushorin 25-vjeçar të Atletikos së Madridit.

Një shumë e majme që do të tejkalonte edhe që “Djajtë e Kuq” paguan për Pol Pogban për ta blerë nga Juventusi, teksa duket se pikërisht shitja e francezit do të financojë ardhjen e lojtarit të përfaqësueses spanjolle.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb