PSG vijon të ushtroj presion mbi dy yjet e ekipit, kërkon të përfitoj nga kriza e madhe financiare që ka sjell COVID-19, duke shtyre Neymar e Mbappe të rinovojnë kontratën. Pak ditë më parë, Leonardo, drejtori sportiv i klubit francez, theksoi se po punojnë për të mbajtur sa më gjatë në Paris dy nga lojtarët më të mirë në botë, por në Angli kanë një tjetër version.

Mbappe 6
Mbappe 6

Sipas “Times”: Kylian Mbappe i ka komunikuar drejtuesve të klubit se nuk ka ndërmend të rinovoj kontratën e cila i skadon në 2022. Gjithnjë sipas “Times”, sulmuesi francez i ka rrëfyer dëshirën e tij për tu larguar në fund të këtij sezoni. Nuk është një fakt i panjohur dëshira e Mbappe për tu transferuar në Madrid, 2021 është pikërisht sezoni kur Reali po përgatitet për një revolucion total. Vera e ardhshme pritet të jetë shumë e nxehtë ku Mbappe pa diskutim do të jetë një nga personazhet kryesor.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb