Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili përmes një postimi në ‘Facebook’ ka nxjerr disa të dhëna në lidhje me vaksinimin në botë, si dhe efektet e tyre në shtete të ndryshme. Vasili bën një krahasim të numrit të vdekjeve dhe rasteve të reja në vende si Anglia që përdor vaksinat Pfizer Biontech dhe Astrazeneka dhe Kilit që vaksinon kryesisht me vaksinë kineze.

Sipas Vasilit rezultatet flasin qartë se efektshmëria e Pfizer Biontech dhe Astrazeneka është shumë herë më e lartë, sesa vaksinat kineze. Kujtojmë se vaksina kineze ‘coronavac’, po përdoret në vendin tonë për vaksinimin masiv të të moshuarve mbi 70 vjecc.

MESAZHI I VASILIT
FAKTET FLASIN!
Anglia perdor Vaksina Pfizer Biontech dhe Astrazeneka kunder COVID 19.
Rezultati Zero vdekje dhe Ulje drastike e rasteve te reja.
Kili vaksinon kryesisht me Vaksine kineze.
Rezultati ka Rritje Drastike te numrit te rasteve, te ngjashem me pikun e meparshem te pandemise.
Komentet e tjera po ju a le juve.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: