Publikohen foto të patreguara më parë të John Kennedy dhe Jacquelinë.

Shtatëdhjetë e nëntë foto, që tregojnë një pjesë të historisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të jenë në ankand shumë shpejt.

Në foto shfaqet familja Kennedy, e saktësisht John Fitzgerald, bashkëshortja Jacqueline dhe fëmijët Carolina dhe John Junior.

Në ankand janë fotot e bëra publike nga kujdestarja Maud Shaw, që ka shërbyer në familjen e presidentit për 7 vjet, pjesa më e madhe e kaluar në Shtëpinë e Bardhë. Ankandi është organizuar nga Nate D. Saunders Auction. (da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb