Një copë tortë nga dasma e Princit dhe Princeshës së Uellsit ka dalë në shitje, 40 vjet pas martesës së Charles-it dhe Diana-s.

Përvjetori i dasmës së tyre përrallore, kur trashëgimtari i fronit britanik u martua me të ndrojturën 20-vjeçare Diana Spencer, në Katedralen e madhe të Shën Palit më 29 korrik 1981, i bie të enjten.

Megjithatë lidhja e tyre nuk do të zgjaste: ata u ndanë 11 vjet më vonë në 1992 dhe u divorcuan në 1996.

Feta e madhe e tortës me glasaturë dhe bazë marzipani është një prej 23 ëmbëlsirave zyrtare të dasmës dhe përmban një zbukurim të sheqerosur të stemës mbretërore me ngjyrë ari, të kuqe, blu dhe argjend.

Ajo iu dha Moyra Smith, një anëtare e familjes së Nënës Mbretëreshë, në Clarence House, e cila e ruajti pjesën e sipërme të tortës me qese kuzhine.

Ajo e ruajti atë në një tavë të vjetër tortash, mbi kapakun e të cilës ngjiti një etiketë të punuar me dorë: “Trajto me kujdes – ëmbëlsira e dasmës së Princit Charles & Princeshës Diana”, të cilën e firmosi dhe e datoi.

Familja e Smith-it e shiti tortën në vitin 2008 te një koleksionist.

Në përvjetorin e 40-të të martesës së tyre ajo ka dalë sërish në ankand.

Chris Albury, ankand dhe vlerësues i lartë në Dominic Winter Auctioneers në Cirencester, Gloucestershire, tha: “Duket se është në të njëjtën gjendje të mirë, si atëherë kur është shitur fillimisht, por ne këshillojmë që të mos e hani”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb