TIRANE

Jeta personale e aktores Rudina Dembacaj ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit, fillimisht për ndarjen nga ish-bashkëshorti e më pas për zyrtarizimin e lidhjes me ish-deputetin Mark Frroku.

Ajo poston shpesh foto nga jeta e saj e përditshme. Në ditën e të dashuruarve më 14 shkurt moderatorja postoi një video teksa kërcente me Mark Frrokun nën ritmet e këngës popullore, “Ani mori nuse”.

Përmes një postimi në “Instagram”, ditën e djeshme Rudina tregoi se së bashku me ish-deputetin Frroku po nisen drejt një udhëtim. Ndërsa pak minuta më parë në rrjetin social në fjalë ajo postoi një foto duke u puthur në rrugët e qytetit me partnerin dhe duken më të dashuruar se kurrë.

Aktorja ka vendosur të na lërë ende kuriozë për destinacionin që çifti ka zgjedhur për të shijuar kohën me njëri-tjetrin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: