Gjykata e Apelit liron ish krye-bashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku i arrestuar dje pasi u paraqit në një spital për probleme shëndetësore pas 8 muajsh arrati.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Apeli ka caktuar ‘detyrim paraqitje’ për Kajmakun pasi vetë Prokuroria, konkretisht prokurorja Arta Marku kërkoi zbutjen e masës së sigurisë. Kajmaku vuan nga disa sëmundje dhe kjo me sa duket ka ndikuar në zbutjen e masës së sigurisë.

Kujtojmë se Prokuroria firmosi urdhër-arrestin për Kajmakun më 11 nëntor të vitit të kaluar por që atëhere Kajmaku nuk u duk më, duke i shpëtuar për muaj me radhë uniformave blu deri mbrëmjen e së hënës.

Ai akuzohet për 3 vepra penale “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”. “Falsifikim i dokumentave” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb