POGRADEC

Policia e Pogradecit ka arrestuar tre të rinj pasi akuzohen se thyen masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

J. A., 23 vjeç; E. A., 26 vjeç dhe D. D., 21 vjeç, banues në Pogradec.

Shtetasit e mësipërm, janë konstatuar nga kontrollet e shërbimeve policore pranë vendit të quajtur “Enkelana” në Pogradec, duke shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të cilën Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec kishte caktuar ndaj tyre, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb