BalkanWeb mëson se në atentatin me armë zjarri sot në rrugën Transballkanike në Vlorë ka mbetur i plagosur edhe një fëmijë vetëm 8-vjeç.

Burimet bëjne me dije se ai është djali i Ferdinand Llanajt, 39-vjeçarit që dyshohet se ka qenë objektiv i atentatit.

I mituri ndodhej brenda automjetit tip “Benz” që u qëllua me breshëri kallashnikovi nga një person ende të paidentifikuar, që lëviste në këmbë.

Fëmija ka marrë një plumb në krah dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Është ende e paqartë pse plagosja e tij nuk u raportua as në deklaratën zyrtare të policsë së Vlorës.

JA DEKLARATA E POLICISE

Më datë 01.10.2017, rreth orës 09: 35, në rrugën Transballkanike, pranë një karburanti, nga persona ende të pa identifikuar është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti ”Mercedes Benz” me targa VL 63 68 C.

Nga të shtënat me armë zjarri kanë mbetur të plagosur shetasit D.B., 50 vjeç dhe F.Ll., 39 vjeç

Të dëmtuarit janë transportuar menjëherë për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë sëbashku me grupin hetimor ku po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në të gjitha kryqëzimet kryesore dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb