Deputetja, Monika Kryemadhi gjatë fjalës së saj në seancën plenare në Kuvend ka reaguar ashpër, duke u shprehur se opozitës i është e hequr e drejta e fjalës.

Ajo theksoi se në një rast të tillë nuk mund të imagjinohet se çfarë mund të ndodhë dhe se situatat tensionuese janë të paparashikueshme.

“Opozita ka të drejtën e fjalës, imagjinoni kur ia hiqni…Na ngelen vetëm karriget t’ua thyejmë kokës njëri-tjetrit”, tha ajo, duke shtuar: “Edhe po të mos doni ta hetoni ju të jeni të bindur se do e hetojnë ndërkombëtarët. Të lutem shumë! Moj për procedurë po flas. Po flas për procedurat e tua që t’i i shkel. Rama ndaç të vijë ndaç jo, ai këtë punë e mbyll këtu me ne, por me Amerikën nuk e mbyll dot, se ka fyt turinjtë aty ku nuk duhej. E mirëkuptoj Ramën që nuk e përballon dot… na thoni se ka nevojë të rikuperohet mendërisht dhe emocionalit, dhe të vijë. Nuk kemi për ta varur, as vrarë, janë 13 pyetje, të vijë të përgjigjet. S’di të përgjigjet? Atëherë të japë dorëheqjen…. Ermonela kjo është bërë si ajo: Në ato maja rripa-rripa, një hera ma hipe dy herë ta hipa”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb