KOSOVË

Mbi 1.7 milionë qytetarë me të drejtë vote në Kosovë janë thirrur të votojnë për zgjedhjet parlamentare. Liderët kryesorë të vendit kanë votuar dhe iu kanë bërë thirrje qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e tyre dhe të vendosin për të ardhmen duke votuar.

Përveç votimeve me postë nga diaspora, në Kosovë janë kthyer mijëra qytetarë enkas për të votuar për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të parakohshme. Por më e veçanta e kësaj dite ishte votimi i qytetarëve të Kosovës të prekur nga COVID-19.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gazetarja Marsela Karapanço raportoi për “BalkanWeb” se grupe të posaçme kanë shkuar pranë banesave ku ndodhen personat e karantinuar ose në spital për t’iu mundësuar dhe të sëmurëve ose të izoluarve të votojnë. Siç shihet në foto ata janë të veshur me veshje speciale mbrojtëse kundër COVID-19.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb