TIRANE- Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi iu është bashkuar urimeve me rastin e fillimi të viti të ri shkollor.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Kryemadhi thekson se sot është një rrugë e re për ata fëmijë që ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Po ashtu ajo nuk ka lënë pa përmendur edhe kontributin e mësuesve në këtë proces.

“Uroj me zemër suksese për të gjithë fëmijët që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës!
Fillon sot për ju një rrugë e re në përballjen me jetën, me mësime, por dhe shumë sfida e mundime, udhërrëfyes e bashkëudhëtarë do të keni mësuesit, që do ju japin dorën dhe dijen për të kaluar vështirësitë përpara.

Uroj gjithashtu suksese për të gjithë nxënësit në këtë vit të ri shkollor! ??”, shkruan Kryemadhi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb