Ish-presidenti i Kosovës , Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari, Jakup Krasniqi do të ulen sot në bankën e të akuzuarve në seancën e parë para Dhomave të Specializuara në Hagë.

Thaçi dhe Krasniqi do të dalin në seanca të ndarë para Tribunalit Special të Hagës pasi që të njëjtëve iu është konfirmuar aktakuza për krime të luftës.

Prokuroria Speciale kishte publikuar kohë më parë aktakuzat teksa vetëm disa ditë më parë Gjykata konfirmoi akuzat. Në listën e të akuzuarve janë Hashim Thaçi që dha dorëheqjen nga postin i Presidentit, ish-kryetari i parlamentit, Jakup Krasniqi, kryetari i PDK Kadri Veseli, kreu i grupit parlamentar të LVV Rexhep Selimi e të tjerë zyrtarë të Kosovës.

Të gjithë këta para se të futeshin në politikë kanë qenë udhëheqës e lidera në UÇK.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb