BERAT

Qyteti i Beratit që prej orës 13:00 të ditës së djeshme ka qënë totalisht i boshatisur dhe mbi qytet ka pllakosur një heshtje totale. Qytetarët beratas nuk janë përpjekur të thyejnë karantinimin duke dalë nga banesat dhe deri tani nuk ishte raportuar asnjë mosë administrative për këmbësorë apo mjete që thyejnë “shtetrrethimin”.

Por një i ri 25-vjeçar ka thyer heshtjen dhe ka dalë të shëtisë me automjetin e tij. Kjo i ka kushtuar shtrenjtë sepse 1 km pasi ka dalë nga banesa ai është kapur nga postoblloku i parë që ndodhej në rrugë, pikërisht në lagjen “Uznovë” ku ai jetonte.

Pasi u konstatua se ai nuk kishte leje për të qarkulluar policia e ka ndëshkuar me heqjen e patentës për 3-vjet dhe i ka bllokuar edhe mjetin,me targa të huaja. Kjo është e vetmja shkelje e regjistruar në këto 2 ditë “shtetërrethimi” total në qytetin e Beratit,ku në rrugë sheh vetëm mjetet e policisë dhe ambulancat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb