TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha e ka lexuar ndryshe takimin për pak minuta të kryeministrit Edi Rama me deputetin e Shkodrës Tom Doshin, përpara Kuvendit, teksa deputetët e PD-së brohorisnin në kor: Hajdut, kriminel”.

Berisha ka postuar videon e publikuar në “BalkanWeb”, duke thënë se tashmë Rama është në besë të Tom Doshit.
Sali Berisha
Gjatë seancës së sotme të mbushur me tension e deklarata të forta ish-kryeministri nuk i ka kursyer akuzat ndaj qeverisë, si për ekstradimin e Nezer Seitit të njohur si financierin e Habilajve ashtu edhe për marrëveshjen e re të detit që po negociohet me Greqinë. Ai tha se vetëm nëse qeveria e Ramës kalonte mbi trupat e demokratëve mund të nënshkruhet marrëveshja.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb