Sasha Zdanovych u zhduk gjashtë ditë më parë pasi ai dhe  gjyshja e tij u përpoqën t’i shpëtonin forcave ruse, ndërsa ata përparonin drejt fshatit të tyre.

Katër vjeçari i zhdukur ishte i veshur me një xhaketë shpëtimi, momentin kur ai dhe familja e tij po përpiqeshin t’i largoheshin agresionit rus, përtej lumit Dnieper në rajonin e Kievit, ndërsa varka e tyre u përmbys.

Nëna e tij Anna Yankho 25-vjeç shpreson që ai të jetë mirë dhe të jetë strehuar diku.

77

“Ne besojmë në mrekulli dhe presim çdo informacion të mundshëm. Asgjëe nga këto nuk do të kishte ndodhur nëse nuk do të kishte luftë, ishin trupat ruse ato që e shkaktuan këtë”, ka thënë ajo, shkruan The Mirror.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë shenjë të Sashas dhe pesë të rriturve të tjerë që mendohet se ndodheshin në varkën e përmbysur.

“Ishin tetë persona në varkë,” tha Anna, e cila tha se ishte e paqartë nëse ishte granatuar duke shkaktuar që ajo të përmbysej.

33

Gjithashtu ajo ka treguar se dy gra janë gjetur pa shenja jete dhe se tetë të tjerë janë në kërkim.

“Djali im është fëmija im i vetëm, po qëndronte me gjyshen Zoya rreth 60-vjeç , kur filloi lufta”, ka treguar më tej ajo, ndërsa ka bërë me dije se dyshohet se me ta mund të ketë qenë edhe një oficer i trupave special ukrainase , por asgjë nuk është e sigurt.

“Dua të them se i jam përjetësisht mirënjohës çdo personi që më ka dërguar mesazh dhe që po kërkonte, që mendoi se pa Sashën tonë. Unë mezi fle dhe jam krejtësisht i tronditur. Por kam ende shpresë. Djali ynë mund të jetë në mesin e refugjatëve. Ai mund të jetë në çdo vend, kështu që unë dua të ngrihem kur të vijë thirrja e duhur”, është shprehur ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: