Mjeku onkolog Artan Çomo, gjatë takimit të zhvilluar sot në Elbasan me kreun e PD, Sali Berisha, në kuadër të fushatës “Tetori rozë” ka dhënë disa mesazhe të forta. Ai tha se nuk mjaftojnë vetën mesazhet sensibilizuese, por duhet të punohet për kapjen në kohë të kancerit të gjirit dhe trajtimin e tij.

Sipas mjekut, në SHBA dhe në shtete të tjera europiane që kanë një standard të lartë mjekësie, tashmë ky kancer quhet plotësisht i shërueshëm, por shtete të tjera ku futet edhe Shqipëria, ende jo.

Sipas tij është më rëndësi të veçantë që qeveria të  punojë më shumë në këtë drejtim, duke pasur parasysh politika të caktuara, ku është thelbësore që gratë mbi 40 vjeç duhet të kryejnë kontrollin e mamografisë në mënyrë të rregullt, ndërsa për grupmoshën që janë më të rriskuara duhej të gjendet mundësia që mamografia të bëhet e detyrueshme.

“Tetori rozë është fushatë sensibilizuese në të gjithë botën për kancerin e gjirit. Problemi është që nuk do luftojmë vdekjen, por rastet që kapen që në fillim që të shpëtojmë jetën dhe sa më pak humbje jete është sa shumë ekzaminime dhe depistime. Duhet të parandalohet. Studimet për kancerin e gjirit, janë bërë hapa të jashtëzakonshme që nuk quhet më një fatalitet por është plotësisht i shërueshëm. Në SHBA, apo në shtetet europiane kjo sëmundje nuk quhet më sëmundje e shërueshme, kurse vendet e tjera, fatkeqësisht edhe Shqipëria…

Shteti duhet të jetë një hap para, jo shëndetësia dhe mjekët të jenë pesë hapa para.

Çdo grua duhet një herë në dy vjet vizita të rregullta, duhet dhe një vetëkontroll, duhet bërë mamografia dhe eko sepse kur kokrra preket, është jo më e vogël se 1cm, sepse kur paket në këtë fazë, shërueshmëria që shpëton jetë është 100%. Heqja e tumorit plus dhe me radioterapitë, kjo grua do shërohet 100%. Metodat e reja shpëtojnë jetë, por janë dhe pak të kushtueshme.

Zoti Berisha, ju bëj thirrje, ju me disa ligje me grupin tuaj parlamentar, një profilaksi për zbulimin e pacientëve që janë target, sepse këto politika që do bëjë shteti, janë shumë të thjeshta, si checkup, por të ngelë një politikë që duhet të bëhet, sepse çdo grua mbi 40 vjeç duhet të bëjë skaner, dhe ato që janë në grupin e rriskuar, duhet të detyrohen nga shteti…  për shembull në Holandë nëse nuk kanë bërë mamografinë, nuk i lejojnë të udhëtojnë për turizëm”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: