Pas dështimit në Champions, në shtëpinë e Barcelonës kanë një arsye për të festuar. Ekipi blaugrana e mbyll i vetëm në krye La Liga-n, por në transfertë përballë Osasuna vuajtën shumë, iu desh një fitore me përmbysje për të dalë me pikë të plota.

Garcia kaloi vendasit në avantazh që në minutën e 6-të pas një goditje me kokë. Më shumë se sa goli i pësuar, Barcelona vuajti daljen me karton të kuq të Robert Lewandowski-t, i dyti i verdhë në minutën e 37-të. Me fillimin e pjesës së dytë, Pedri barazoi shifrat në 1-1. Blugranët nuk u dorëzuan dhe në minutën e 85-të Raphina me kokë, pas një asisit fantastik nga De Jong dërgoi topin në rrjetë duke përmbysur rezultatin në 1-2.

Shijon këtë sukses me shumë peshë edhe trajneri Xavi: “Jam shumë krenar për skuadrën. U treguam të zgjuar dhe shfrytëzuam rastet tona. Dëshironim të shënonim edhe golin e dytë, pavarësisht se me një lojtar më pak edhe një pikë nuk do të ishte një rezultat i keq”, theksoi trajneri i Barcelonës pas ndeshjes.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Heroik”, shkuan Sport në faqen e parë. “Barça shkon si lider në Botëror”, ishte titulli i përzgjedhur nga Marca. “Botërori ndal Real Madrid”, ishte titulli që AS hapi faqen e parë këtë të mërkurë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb