Brazili kalon shifrën e 140 mijë të vdekur me koronavirus. Lajmin e bën të ditur instituti amerikan Johns Hopkins University që saktëson se vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës numërojnë më shumë viktima se Brazili, deri tani 200 mijë.

Të infektuarit në vendin amerikano jugor e kalojnë 4 milion e 700 mijë, duke lënë pas SHBA që ka më shumë se 7 milion të infektuar dhe Indinë që ka deri tani 5 milion e 800 mijë të infektuar me coronavirus.

Pandemia në Brazil ka bërë të shtyhen karnevalet në Rio de Janeiro.

Për herë të parë prej më shumë se 100 vjetësh festa e karnavaleve në Rio de Zhanejro, që zhvillohet në muajin shkurt, do të shtyhet për shkak të koronës.

Organizatorët e shoqatës së shkollave të kërcimit samba “Independent League of Rio de Janeiro Samba Schools” (Liesa) thanë se paradat e grupeve të kërcimit samba në Sambadrom do të shtyhen për një kohë të pacaktuar.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb