Dështimi i Brazilit në Botëror ishte i papritur, të paktën jo aq shpejt, një përfundim që solli më pas largimin e Tite. Pesë herë kampionët e Botës mbetet në kërkim të një “timonieri” të ri, këtë herë pritet të jetë i huaj. Në Brazil, e përditshmja O Globo është e bindur: Carlo Ancelotti është favoriti kryesor për të marrë drejtimin e ekipit përfaqësues.

Carlo
Carlo

Federata braziliane është e gatshme të pres Ancelottin deri në fund të këtij sezoni, sipas O Globo, italiani pritet të largohet nga Reali pasi të mbyll këtë vit. Këtë periudhë ekipin do ta drejtoj trajneri i U-20, Romon Menezes.

Ancelotti
Ancelotti

Përcaktues në këtë vendim të federatës braziliane është raporti që Carlo Ancelotti ka me një pjesë të mirë të futbollistëve brazilian, si Rodrygo, Vinicius dhe Eder Militao. Ancelotti gëzon respekt edhe te pjesa tjetër e futbollistëve brazilian me të cilët ka punuar në periudha të ndryshe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: