Imazhe të zymta e deri diku të frikshme janë fotografuar nga mbetjet e sistemit të mbrojtjes i cili nuk arriti të parandalojë sulmet e Aleatëve kundrejt Hitlerit. Fotografitë tregojnë bunkerët e sigurtë nazistë dhe shpella të fortifikuara të vendosura përgjatë bregdetit Atlantik në Europën e pushtuar të asaj kohe.

Muri Atlantik i shtrirë nga Norvegjia përgjatë Belgjikës dhe bregdetit francez, mbulonte gati 1670 milje. Hitleri urdhëroi ndërtimin e fortifikimeve në vitin 1942, dhe pothuajse 1 milion punëtorë francezë e ndërtuan në vitin 1944.

Muri është përmendur shpesh në propagandën naziste, ku madhësia dhe forca e tij janë ekzagjeruar.
Ndërtimi megjithatë nuk arriti të parandalojë sulmin e forcave aleate, që i siguroi fitoren këtyre të fundit.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: