Në brendësi të Çernobilit, zonës ku 30 vite më parë ndodhi aksidenti më i tmerrshëm nuklear në Botë.

Robert Maxwell , është i vetmi arkeolog që lejohet të studiojë rrënojat e Çernobilit në Ukrainë. Australiani Robert Maxwell sjell këto foto të frikshme brenda rrënojave të vendit ku ndodhi aksidenti më i rëndë bërthamor duke sjellë ambientet e paprekura nga momenti i shpërthimit.
Por ai vetëm fotografon, nuk prek asnjë objekt apo send të Cernobilit.

Radiaktiviteti në zonë ka mbetur ende i lartë ndaj ekspertët e kanë këshilluar që, të mos ulet as në gjunjë. Me pak fjalë Robert kur del nga zona nuk duhet të marrë me vete asnjë edhe një fijë bar apo sendin më të vogël nga zona e ndotur.

30 vite më parë kur Cernobili shpërtheu, mijëra e qindra banorë u evakuuan nga zona dhe nuk u kthyen më kurrë në pronat e tyre.

Katastrofa e Çernobilit ndodhi më 26 prill 1986 në Çernobil, Ukrainë (aso kohe pojesë e Bashkimit Sovjetik). Aksidenti rezultoi fatal pas një shkrirjeje bërthamore dhe eksplozioni në reaktorin bërthamor.

Ajo është konsideruar si fatkeqësia bërthamore me e keqe në histori. Nga shpërthimi i parë me avull vdiqën 2 persona, por tmerri erdhi më pas, kur vdekjet shtoheshin ditë pas dite e muaj pas muaji pas rrezatimit që njerëzit kishin marrë në kohën e shpërthimit.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: