Kryetari i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, që ndodhet pas hekurave për blerje votash, ka shfaqur probleme me shëndetin e tij.

Mësohet se prej disa ditësh ai ka përfunduar nga qelia e paraburgimit në QSUT, pas problemeve me zemrën. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Kujtojmë se Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit nën akuzën e blerjes së votave.

Aktualisht Beleri vazhdon betejën për të fituar lirinë. Ai është shpallur fitues i zgjedhjeve nga KQZ si kryebashkiak i Himarës, pasi u kandidua nga koalicioni Berisha-Meta, ndërkohë rrezikon të humbasë mandatin nëse dënohet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: