SHBA

Harvey Weinstein emri i dëgjuar i Hollivudit ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe ndodhet në izolim brenda burgut. Ish- producenti muajin e kaluar u dënua me 23 vite burg për përdhunim dhe sulme seksuale

Harvey Weinstein dyshohet se e mori koronavirusin nga dy të burgosur të tjerë të cilët rezultuan pozitivë të dielën. Skandali pak kohë më parë në Hollivud për kontratat në këmbim të favoreve seksuale e bënë Weinstein edhe më të famshëm por e bënë të përfundojë në burg.

Ai u shpall fajtor për akt seksual kriminal ndaj ndihmëses së produksionit Miriam Haley në 2006 si dhe aktores Jessica Mann në 2013.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb