Në studion e emisionit ‘Me Zemër të Hapur’ të gazetares Evis Ahmeti u trajtua ngjarja e rëndë e tentativës së Kleo Hysit për të ekzekutuar ish-bashkëshorten.

Kleo Hysi është rrëfyer ekskluzivisht nga burgu për emisionin ‘Me Zemër të Hapur’ duke mohuar akuzat ndaj tij.

Ai tha se gjithçka ishte manipulim nga ish-gruaja.

“Të gjitha çfarë janë thënë në media janë gënjeshtra dhe manipulime nga ana e ish bashkëshortes time. Ajo po mbulon dhe ka manipuluar një ngjarje kriminale me vajzën time. Vajza ime është ngacmuar seksualisht nga bashkëjetuesi i saj. Ajo gënjen që thotë se unë kam tentuar ta vras por si ta bëja kur unë ja dija vendin e punës dhe mund të shkoja dhe herë tjetër. Madje unë kam shkuar të takoj vajën me mirëkuptim dhe ajo ishte në dijeni. Por kur unë shkova në shtëpi dhe po qëndroja me fëmijët ai bashkëjetuesi i saj erdhi në derë të shtëpisë dhe i binte derës me shkelma unë nxora armën për vetëmbrojtje. Ajo ish-gruaja ime e di vetë se kur ai më kërcënonte duke më thënë në ‘Facebook’ se ose unë ose ai në Sarandë. Por vajza ime është në rrezik prandaj e krijoi gjithë këtë, sepse unë i kërkoja llogari për vajzën pasi ajo vet e ka akuzuar të dashurin se i ka vjedhur lekë dhe ai e ka kërcënuar. Pastaj ky bashkëjetuesi i saj çfarë kërkonte në shtëpi kur unë jam babai i fëmijës çfarë donte ky? Kur unë kam qenë në burg në 2016 dhe kur ajo erdhi të më takonte unë e pyeta a do më presësh apo jo? Ajo tha ‘po’. Pastaj ajo iku pa më thënë njohu dikë tjetër direkt dhe iku me atë. Ajo më akuzon mua për lidhje tjetër, por asaj kohe unë isha i ndarë. Ajo është keqtrajtuar edhe nga bashkëjetuesi dhe nuk të tregon se vet ajo e ka denoncuar atë, por ajo është mashtruese pse nuk tregon ajo denoncimin që ka bërë për vajzën që ja ka ngacmuar seksualisht bashkëjetuesi. Unë jam i shqetësuar për vajzën time. Pikërisht për këtë kam shkuar ta takoj vajzën. Ajo ishte në dijeni që unë do shkoja madje e dinte se unë isha në shtëpi me vajzën pse bënë sikur se dinte por futi bashkëjetuesin të vinte dhe të godiste me shkelma derën dhe pastaj unë nxora armën për t’u mbrojtur ajo njoftoi policinë.”, tha Kleo Hysi.

Ndërkohë ish-gruaja ka pohuar krejt të kundërtën, madje ajo e kërcënoi live ish-burrin.

“Kleo Hysi ka bërë plot budallallëqe, provat i ka shteti dhe arma ka qenë e vërtetë. Ai është i pabesë. Ai më ka çuar nëpër emisione, më ka dhunuar gjithmonë dhe ka dashur të më vrasi. Fotot dhe materialet i ka policia kam një avokat timin që po merret me çështjen. Ai atë ditë ka pasur 6 fishekë dhe unë i kam çuar materialet në prokurori edhe telefonin tim që ai pretendon se unë nuk e kam dorëzuar e ka avokati im. Ti nuk je baba për vajzën tënde. Ti shko tek Juli…Mbaje mend se ku do të vesh ti”, tha ajo teksa u bë pjesë e emisionit “Me zemër të hapur”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb