Shpëton nga vdekja 16-vjeçari i cili u godit me thikë mbrëmjen e kaluar në Cërrik.

Kirurgu Arben Zenelaj që kreu ndërhyrjen ka rrëfyer natën e vështirë dhe shpëtimin e 16-vjeçarit, i cili mbërriti në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën me një goditje në qafë, në arterien vertebrale. Ai shkruan se në çdo moment mendonin se 16-vjeçari mund të vdiste.

Ai bën dhe një apel për edukimin e brezit të ri.
“Nuk ka sodisfaksion më të madh për një mjek kur rrëmben nga pamëshirësia e vdekjes për ta risjellë në jetë një pacient, aq më tepër një 16-vjeçar, nga një dëmtim shumë i vështirë në qafë me thikë i arteries vertebrale që na ngërtheu në ankthin e: Si do ja dalim?
Natë e vështirë kjo e mbrëmshmja, të cilën nuk do donim ta kalonim kurrë, kur në çdo moment mendonim se mund të na ikte nga duart një fëmijë.
Kujdes! Jeta një here vjen dhe për largimin prej saj natyra ka ligjet e saj. Edukimi i brezit të ri me rregullat e një shoqërie normale-emergjencë kombëtare”, shkruan mjeku Zenelaj.

  • foto galeri
  • foto galeri

Pas plagosjes së 16-vjeçarit P.M., policia arrestoi menjëherë autorin e dyshuar, 15-vjeçarin me iniciale N.P.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb