Man.City zbret në mbrëmje, në vitrinën më të rëndësishme Evropiane, në UEFA Champions League. Në shtëpinë e tyre i sfidon një rival i “sikletshëm”, një skuadër eksperte në ndeshje të tilla, Atletico Madrid. Pep Guardiola, në konference për shtyp, analizoi këtë përballje:

“Në Champions mendoj gjithnjë shumë, mendoj më shumë se sa duhet, për këtë arsye kemi pasur rezultate te mira. Më pëlqen të mendoj shumë dhe të krijojë taktika të çuditshme. Këtë mbrëmje jam i inspiruar, do të luajmë me 12 lojtarë”, u shpreh Guardiola duke qeshur, mbase edhe duke ironizuar me atë që i ndodhi Bayern Munich pak ditë më parë në Bundesligë.

Duke u rikthyer serioz, Guardiola shtoi: “Sigurisht që Champions League është një nga objektivat tonë, është një turne që dëshirojmë ta fitojmë, mbase ia arrijmë këtë herë. E vetmja gjë që i premtojnë tifozëve është që do të japim më të mirën tonë. E dëshirojmë realisht shumë ta fitojmë këtë trofe”, u shpreh Guardiola duke vlerësuar në të njëjtën kohë edhe rivalin e tyre këtë të martë, Atletico Madrid.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb