Puthja “flet” më shumë se një mijë fjalë. Është koha t’i kushtoni kujdes cikërrimave ndersa puthni, sepse ato nganjëherë janë më të rëndësishme sesa momentet e mëdha.

Studiuesit e Universitetit në Saskatchewan të Kanadasë kanë ardhur në përfundimin që të shumtën e rasteve partnerët anojnë kokën e tyre në të djathtë me rastin e puthjes, ndërkaq në kahun e kundërt kur është fjala për puthjen me familjarët.

Truri i madh është i ndarë në dy hemisfera: të majtë dhe të djathtë. Kur njëra anë e trurit është aktive, do të lëvizni pjesën tjetër të trupit, transmeton Telegrafi.

Meqenëse qendrat emocionale janë të vendosura në hemisferën e djathtë të trurit, ana e majtë e fytyrës suaj zakonisht tregon më shumë emocione, sesa ana e djathtë. Kështu, keni nevojë që të anoni kokën në të djathtë kur puthni partnerin, për shkak se sipas natyrës jeni të prirë që t’i tregoni anën emocionale të fytyrës.

Prandaj nuk është e tepërt t’i kushtoni kujdes se në cilën mënyrë ai anon kokën, mirëpo nëse ai e bën këtë në mënyrën e gabuar, nuk është koha të krijoni kaos. Ekzistojnë edhe faktorë të tjerë që ndikojnë në atë se si e kthejmë kokën dhe ata nuk kanë lidhje me atë se sa e duam dikë.

Për shembull, nëse është i mëngjër, kjo gjithashtu mund të ndikojë në pozitën e kokës, sepse anatomia e trurit te mëngjarashët është e kundërt. Gjithashtu mund të luajnë rol nervat në pozitën e trupit. Hulumtimet tregojnë që njerëzit të cilët anojnë në të majtë kur ecin, kanë nivel më të lartë nervozizmi.

Megjithatë, kur putheni, bëjeni një eksperiment të vogël në mënyrë që të ndërroni anët, ndaj ashtu mund të nxirrni konkluzionin nëse partneri ju konsideron si anëtar familjeje.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: