Këngëtarja dhe aktorja e njohur, Justina Aliaj, rikthehet sërish në ekranin e News24, me një tjetër rrëfim për jetën e saj artistike të periudhës komuniste.

Në emisionin “Kjo Javë”, aktorja tha se në kohën e diktaturës ishte parulla dhe zbatohej rreptësisht se të gjithë janë të barabartë.

Pjesë nga intervista:

A ishin atëherë artistët apo këngëtaret të preferuara, persona që mbahej fokusi tek ato?
Jetët tona bashkoheshin vetëm në festival, jetët tona ishin të ndarë komplet. Ata që kisha dëshirë me i pas shokë e shoqe i kisha, por ishin shumë të rrallë, sepse shumë të rralla takimet. Unë isha në teatër, aktore, këngëtare, në televizion. Isha e shkëputur, ku ishin të tjerët, një në Sarandë, një në Korçë..

Përveç Sherif Merdanit, që iu e kujtoni me nostalgji miqësinë tuaj, kush tjetër hynte te miqtë tuaj?
Merdani ishte zotni. Edhe Tonin Tërshana, me Vacen kam pas marrëdhënie korrekte, me Luan Zhegun kam pas marrëdhënie shumë korrekte dhe vazhdoj t’i kem ashtu. Me Bashkim Alibalin, me Liljana Kondaktin, me Ema Qazimi, kemi shkuar dhe kemi ardhur nëpër shtëpitë tona. Jo vetëm mua më njihnin, por kur nuk isha në shtëpi, shkonin te nëna ima, kur vinte nëna të rrinte tek unë.

A ka pas këngëtarë që janë lartësuar, edhe pse nuk e meritonin?
Kjo është pyetje retorike, nuk është e re. Nuk është se nuk ka ndodhur kurrë dhe që s’do të ndodhë kurrë. Ishte parulla dhe zbatohej rreptësisht që jemi të gjithë njëlloj, por kjo nuk është fort e këndshme, se nuk jemi të gjithë njëlloj. Ti je gazetare, unë artiste e megjithatë na vënë shenjën e barazimit. Ose ti je gazetare shumë e talentuar, e unë jam me mik, por nuk jemi të barabarta, ne i kemi sytë në ballë. Po cfarë bënim ne, na mjaftonte një heshtje dhe shiheshim në sy. Unë shoh punën time, Zoti ma ka dhënë këtë aftësi dhe nuk kam nevojë për…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb