BRITANI E MADHE

Mbretëresha Elizabeth 95-vjetorin e lindjes së saj, po e kalon duke menduar për bashkëshortin e saj të ndjerë, princin Philip.

Në një mesazh të ri, të lëshuar nga Pallati Buckingham gjatë ditës së sotme, monarkja tha se ajo dhe familja e saj janë “prekur thellë” nga humbja e princit Philip.

“Unë me rastin e ditëlindjes sime të 95-të sot kam marrë shumë mesazhe të urimeve të mira, të cilat i vlerësoj shumë,” shkroi ajo.
“Ndërsa si familje jemi në një periudhë trishtimi të madh, ka qenë një ngushëllim për të gjithë ne që të shohim dhe të dëgjojmë nderet që i bëhen burrit tim, nga ata brenda Mbretërisë së Bashkuar, Komonuelthit dhe në të gjithë botën.

Familja ime dhe unë do të doja t’ju falenderoja të gjithëve për mbështetjen dhe mirësinë që na treguan ditët e fundit. Ne jemi prekur thellë dhe vazhdojmë të kujtojmë se Philip kishte një ndikim kaq të jashtëzakonshëm në njerëz të panumërt gjatë gjithë jetës së tij.”

Eshtë hera e parë që ajo ka bërë një deklaratë publike në lidhje me Philip që nga varrimi i tij të shtunën e kaluar. Bota e pa ndërsaulej e vetme në Kapelën e Shën Gjergjit, e ndarë nga familja e saj e ngushtë për shkak të kërkesave të vazhdueshme të distancës shoqërore të COVID-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb