CËRRIK

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga kryetri i Bashkisë së Cërrikut, Andis Salla në ditën e Krishtlindjes i ka dorëzuar çelsat e shtëpisë së re familjes Rredhi në Gjyralë të Cërrikut, të cilët jetonin prej kohësh në një banesë të rrënuar.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla deklaron se në këto festa i plotësuam dëshirën Gavjotës së vogël për një shtëpi të vogël e të bukur si shumë nga shoqet e saj.
Sipas Ballës, lotët e gëzimit të gjysh Haxhiut ishin shprehja më kuptimplotë e nevojës për t’ju gjendur çdo familje në nevojë.

“Shtëpia e familjes Rredhi është një ndër 22 shtëpitë që janë rikonstruktuar në Cërrik. Falenderoj Kryetarin e Bashkisë për bashkëpunimin e ngushtë që ka pasur me qeverinë dhe pa dyshim Kryeministrin, Edi Rama për përfshirjen në këto projekte të rindërtimit edhe të bashkive që nuk ishin në qarqet e prekura nga tërmeti. Kjo tregon që ne i kemi qendruar fjalën tonë që askush nuk do të mbetet vetëm dhe fjalës që ju dhamë: Që viti ri do tju gjejë në shtëpinë e re, tha Balla.

Postimi i plotë:

Për Krishtlindje në familjen Rredhi në Gjyrale të Cërrikut. I plotësuam dëshirën Gavjotës së vogël për një shtëpi të vogël e të bukur si shumë nga shoqet e saj. Lotët e gëzimit të gjysh Haxhiut ishin shprehja më kuptimplotë e nevojës për t’ju gjendur çdo familje në nevojë? Krishtlindje të gëzuara kudo që jeni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb