Sirenat e sulmit ajror kanë rënë këtë mëngjes në Kiev dhe në të gjitha rajonet e Ukrainës. Bëhet me dije se alarmi mund të jetë dhënë pasi avionët rusë u ngritën në Bjellorusi.

Ndërkohë më herët presidenti, Volodymir Zelensky i bëri thirrje qytetarëve të Ukrainës të qëndrojnë të bashkuar kundër Rusisë, duke shtuar se liria ka një çmim të lartë dhe se janë të vendosur deri në fund për të fituar kundër agresionit rus.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb