Lidhja Rinore Ambientaliste (LRA) zhvilloi ditën e sotme iniciativën “Dhuro një libër, gëzo një fëmijë, ndriço një mendje” duke uruar në këtë mënyrë kaq domethënëse fëmijët për 1 Qershorin!

Sot në datë 1 Qershor, LRA u sensibilizua vullnetarisht për të dhuruar disa libra për fëmijët në për të festuar ditën e tyre.
Një ndër arsyet kryesore pse zgjodhën këtë ditë, është se në ditën e fëmijëve, dhurata më me vlerë është pikërisht libri për të krijuar gjenerata me potencial dhe për të formësuar liderat e së ardhmes.

Shpërndarja e librave u bë në disa vende të ndryshme nga Lidhja Rinore Ambientalise, e cila e nisi iniciativën e saj për shpëndarjen e librave për fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli”, dhe më pas, u dhuruan disa libra tek shkolla “Sabahudin Gabrani”.

LRA do të angazhohet gjithmonë për tema të tilla sociale, për të qenë më afër komunitetit dhe për të kontribuar sadopak në vlera morale. Dhuro një libër sot, për të rritur fëmijë të zgjuar dhe të lumtur nesër!

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb