Në shtëpinë e Man.United nuk patën kohë të festonin për suksesin ndaj Tottenham, për të marrë të gjithë vëmendjen mendoi C.Ronaldo. Ylli portugez u largua në mënyrë demonstrative drejt dhomave të zhveshjes ende pa përfunduar sfida. Ky veprim i CR7 nuk mund të kalonte pa pasoja, diçka që e paralajmëroi edhe Ten Hag pas ndeshjes.

Në krahë të trajnerit doli menjëherë klubi i Man.United, drejtuesit e “djajve të kuq” vendosën të lënë në shtëpi portugezin për sfidën kundër Chelsea. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ronaldo kërkoi ndjesë, por as kaq nuk mjaftoi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mediat angleze, këtë të premte kanë zbuluar detaje të tjera. Sipas tyre, nuk ishte Ten Hag që vendosi ta lë në pankinë gjatë gjithë ndeshjes, por ishte CR7 që nuk pranoi të futej në fushë si zëvendësues. Ky veprim i Ronaldo-s i kushtoi jo vetëm pezullimin për sfidën ndaj Chelsea, por gjithnjë sipas mediat angleze, Ronaldo është gjobitur edhe me 1 mln paund, praktikisht i është hequr rroga e dy javëve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb